7 Tetor 2025

Fatos Lubonja thote se këtë ngjarje shikon si një ndjenjë pozitive e opozitës, për tu ribashkuar. Lubonja shtoi më tej se kandidati duhet të jetë i besueshëm për të gjithë, dhe se mund të jetë edhe një provë e cila rezultati do të shikohet në fund.

“Ka shumë faqe kjo ngjarje për ta komentuar. Atë e shikoj si një ndjenjë pozitive e opozitës për t’u bashkuar bashkohen. Për hir të mirës së Tiranës , apo për kryeministrin Rama. Gjithashtu përveç pozitivitetit , unë shikoj edhe një dështim. Nxjerrin një figurë, e cila nuk merr përgjegjësitë e mëdha. Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund ta kishin bërë këtë hap. Ne duhet të bëjmë një analizë se pse ne kemi nevojë të hapemi. Kam përshtypjen dhe se sa besnik është njëra palë ose tjetri për opozitën. Kandidati duhet të jetë i besueshëm për të gjithë.

Unë do i kisha këshilluar që kandidati të ruajë atë pjesën e komikut por duke bërë politikanin. Mund të them se është një provë që rezultatin do ta shikojmë në fund. Rama ka kapur sistemin dhe  mund të vendosi edhe një kandidat të dobët. Si ka mundësi që Rama fiton edhe kur dalin edhe disa skandale? Nuk është çështje e një kandidati të mirë apo të keq, por është regjimi. Edhe sikur Rama të kandidonte vetë do të rrëzohej nga sistemi që ka ngritur vetë”, tha Lubonja.

Gjatë fjalës së tij në studio, Lubonja u ndal edhe tek artikulimi i emrit të tij si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se do të hezitonte të hynte në zgjedhje pasi nuk do të bënte fasadën sikur Shqipëria është në demokraci.

“Njeriu ka shumë arsye për të hyrë në kandidim apo jo. Unë do të hezitoja të hyja pasi do të dal të bëj fasadën sikur Shqipëria është në demokraci. Unë do të hyja vetëm për ta provuar pasi nuk do të bëja fasadën e Ramës”, përfundoi Lubonja.