Kujtim Cakrani

29 Tetor 2026

Një deklaratë e fortë dhe e pazakontë ka trazuar opinionin publik së fundmi, ku është bërë thirrje për djegien e Parlamentit të Shqipërisë si e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë aktuale.

Gjatë një debati të tensionuar nw emisionin “Pika mbi “I”” në “Ora News”, avokati Kujtim Cakrani e cilësoi institucionin e Kuvendit si një organ që ka humbur çdo lloj funksioni dhe që operon në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rregullorja e re e cila përjashton deputetët e opozitës u krahasua me metodat ekstreme të diktaturës, duke u theksuar se në një epokë tjetër, këto masa përjashtuese do të ishin barabar me pushkatime.

Situata u vu në paralelizëm me protestat radikale të zhvilluara në Serbi, Kosovë dhe Nepal, duke u argumentuar se djegia e Parlamentit mbetet një akt thellësisht simbolik, por absolutisht i domosdoshëm në kushtet aktuale.

Akuzat u ashpërsuan më tej ndaj Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilat u etiketuan nga Cakrani si një “juntë policore”. Veprimet e tyre në protestat e fundit u krahasuan me ato të ushtrisë së Prigozhinit, duke akuzuar drejtpërdrejt pushtetin për dhunë sistematike ndaj grave, nënave, vajzave dhe minorenëve shqiptarë.

Gjuha e përdorur nga avokati Cakrani arriti kulmin me paralelizmin e masave kufizuese qeveritare me ato të regjimit të Hitlerit në vitin 1933.

Në përfundim, u lëshua një paralajmërim i prerë se kohezioni dhe paqja sociale në vend janë shkatërruar nga frika e ngjallur, dhe theksohet se pa një akt radikal si djegia e godinës së Kuvendit—e cila gjatë debatit u kujtua se është pronë private me qira dhe jo pronë shtetërore—rënia e kryeministrit aktual është një mision i pamundur.

Pjesë nga diskutimi

Kujtim Cakrani: “Ai parlament e ka humbur funksionin sepse ai operon në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në gjithë funksionimin e tij. Qoftë kjo dhe për rregulloren që përjashton deputetët, sepse ky i përjashton, po të ishte Enver Hoxha dikush e shkatërronte. Nuk është, domethënë ky është, vetëm ky është ndryshimi se tani jetojmë kohë të tjera, e të tjera e ndryshe. Por mënyra e marrjes që bëhet ndaj atyre që protestojnë, sepse edhe në Serbi u dogj kuvendi, e dini shumë mirë. Në Serbi është djegur parlamenti. Edhe në Kosovë është djegur parlamenti. Dhe unë do të dëshiroja shumë që këta deputetët ta digjnin atë parlament, ta bënin si në Nepal. Ai parlament e ka humbur funksionin, nuk duhet të ekzistojë më si kuvend, si parlament, nuk ka. Domethënë, ai nuk përfaqëson më shqiptarët. 

Problemi qëndron që ai parlament e ka humbur më, nuk përfaqëson më asnjë nga ata shqiptarët atje. Pra, ai parlament, për mua në këtë vështrimin tim, duhet djegur. Në mënyrë simbolike e them këtë, kuptohet, dhe ato flakadanët aty nuk janë asgjë. Dhe këta deputetët që përjashtohen janë pjesë e dhunës, fizike, psikologjike, e çdo lloj forme dhune që përjashtohen. Këta janë deputetë dhe nuk i arrestojnë dot. Po po të ishin ndryshe, këta do ishin të arrestuar sot, të kuptohemi. Dhe kjo është dhuna, jo e tyre, po policore, që përdor Edi Rama. Edi Rama e ka kthyer policinë e shtetit dhe gardën e republikës si ajo ushtria e Prigozhinit, që shëtiste nëpër Azinë, nëpër Azinë e largët andej dhe mbyllte e shtypte protestat. Edhe në Bjellorusi e njëjta gjë ka ndodhur. Kështu që unë do isha në këndvështrimin tim, duhet ishte bërë si në Nepal, parlamenti i Shqipërisë duhet djegur. Më vjen keq për ata pronarët, se aty ju e dini që ai nuk ka pronar… ka pronar privat, nuk është i shtetit ai kuvendi atje. Paguan qira shteti, e dini besoj, është pronë e Toptanasve. Ky vend s’ka ndërtuar dot në 114 vite një parlament. E kupton çfarë vendi jemi ne? Domethënë kanë vjedhur në këtë vend, kanë ardhur kanë vjedhur, këtu janë bërë miliarderë, milionerë, kanë ardhur nga fundi i lumit, të lumit… Më falni se po e…

Dhe sipas teje zgjidhja është, djegia është zgjidhja e vetme në këtë moment?

Kujtim Cakrani: Jo e thashë, është simbolika kjo. Unë nuk jam për dhunën. Po flas, ky parlament, me atë cinizmin që tregon, duke mos marrë parasysh që ka dhunuar… janë dhunuar dje vajzat, gratë, nënat, motrat shqiptare. I ka dhunuar nëna shqiptarët! Janë dhunuar, më gjeni policinë e atij… çfarë i thonë… Serbi, po ka dhunuar ai një serbe? Një nënë, një motër, një vajzë serbe, një studente serbe? Po e ka dhunuar ai, ai maskarai, se s’di si e quajnë atë, Vuçiçi. Edi Rama e bëri këtë! Edi Rama e bëri! Edhe nuk pyeti fare, domethënë ka vënë duar mbi gratë, nënat, motrat dhe vajzat shqiptare, apo të miturit po e po.

Ai ka shkatërruar në këtë vend, sot që ne po flasim, të gjithë kohezionin social, paqen sociale. Dhe nëse nuk dalin sot, njerëzit nuk dalin për shkak të dhunës dhe frikës që ai ka përdorur. Dhe atyre masave që ka marrë ai, si masat e Hitlerit në ’33-shin, që nuk do i lejojë më të ikin jashtë shtetit këta, edhe historira të natyrës kriminale. Dhe ja them dhe Xhelalit me shokë, nëse nuk digjet ai parlament aty, nuk bie Edi Rama, harrojeni këtë histori.