Kreu i PL-së: – Çojini ndonjë gjë për të ngrënë Veliajt, se do e lënë edhe pa bukë. – Ka kritikur Vuçiçin…

29 Tetor 2026
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke mos pranuar që procesi të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës është caktuar më 5 nëntor.
Për shkak të mungesës së mbrojtësve, gjykata ka vendosur të caktojë avokatë kryesisht për Metën dhe Kryemadhin, me qëllim garantimin e mbrojtjes së tyre në proces.Ndërkohë, gjatë kohës që trupa gjykuese ishte tërhequr për vendim, Ilir Meta ka shkëmbyer batuta me një person nga publiku, duke ironizuar situatën e Erion Veliajt.
“Çojini ndonjë gjë për të ngrënë Veliajt, se do e lënë edhe pa bukë këta, vetëm se kritikoi Vuçiçin”, u shpreh Meta.
