Përplasja për Veliajn në PS/ Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut: Ku e ke letrën e transferimit në Fier? Politike 16:59 Pas transferimit të Veliajt dhe Agasit në Fier, Sadleva Bodo delegon kompetencat te zëvendësi Politike 19:32 Bledian Koka akuza Bankës së Shqipërisë: Heshtja për narko-euron, fasadë politike në shërbim të Ramës Politike 19:18 Klodian Tomorri: Banka e Shqipërisë hesht për flukset e dyshimta të parave, guvernatorët kanë qenë vasalë të qeverisë Politike 19:03 “PS po kalon çdo limit!”/ Mziu kundërshton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Përjashtimi i deputetëve deri në 60 ditë, jashtë bazës ligjore Politike 18:57 ‘Policia sillet si bandë ndaj studentëve’/ Gjin Gjoni akuza Ramës: Urdhra politikë për dhunë ndaj të rinjve, reforma territoriale me pasoja katastrofike Politike 18:49 Eurodeputetja Reintke mbron protestat në Shqipëri: – Nuk pengojnë integrimin në BE, problemi është korrupsioni dhe mungesa e shtetit të së drejtës

29 Tetor 2026
Eurodeputetja Terry Reintke ka shprehur solidaritetin me qytetarët që protestojnë në Shqipëri kundër qeverisë, duke theksuar se protestat nuk janë pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Eurodeputetja thekson se mbështetja për qytetarët që protestojnë në Shqipëri do të vijojë.
“Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri. Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE”,- thotë Reintke.
