12 Dhjetor 2022

Vazhdon skandali në vendin  tonë , të tjera dokumente dhe të dhëna kanë dalë dritë ditën e sotme nga Homeland Justice, ku bëhet fjalë për emrat terroristësh dhe për certifikata sigurie të punonjësve të Ministrisë së Brendshme.

Homeland Justice publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme, ku ka nxjerrë 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?

Plas tjetër skandal/ Homeland Justice nxjerr dokumente të tjera,

Data e lëshimit të dokumentit është: 26-6-2020

Mbi të shkruhet:  Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Repuvlikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësoir pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar.

Ky dokument lëshohet për nevoja të brendshme të institucionit tonë.

Në fund shkruhet se lëshuesi i dokumentit është Fatmir Luzi, drejtor Personeli i Shërbimit Informativ të shtetit.

Nga Gazeta Sot