Gjiganti rus i gazit, “Gazprom” ndërpret rrjedhën e gazit në Gjermani

1 PRILL 2022

Rusia duket se ka nisur aksionin lidhur me paralajmërimet e bëra për gazin rus për vendet jo miqësore.

Bëhet me dije se dërgesat e gazit rus drejt Gjermanisë nga Gazprom, nëpërmjet tubacionit Yamal-Europe, janë ndalur.

Lajmi është raportuar nga Bloomberg, i cili nga ana e tij citoi operatorin e rrjetit Gascade.

Mèsohet ndbr të tjera se porositë e gazit nga Polonia në Gjermani ishin zero mëngjesin e sotëm, nga rreth 7 GWh / orë që ishin gjatë natës.

Dorëzimi përmes Ukrainës pritet të jetë rreth 107.6 milionë metra kub, pak më i ulët se dje, por ende afër nivelit maksimal.

Kujtojmë se ditën e sotme hyn në fuqi urdhëri i prerë i vendosur nga presidenti Vladimir Putin se të gjithë vendet jomiqësore të Rusisë do ta blejnë gazin rus vetëm me rubla.

Gazeta Shqip