Gjendet zemra 800-vjeçare e shenjtorit – 6 vjet pas vjedhjes.

Zemra 800-vjeçare e një shenjti irlandez është gjetur gjashtë vjet pasi ishte vjedhur nga një katedrale e Dublinit. Zemra e St Laurence O’Toole u gjet e padëmtuar në Parkun Phoenix të qytetit nga policia irlandeze pas një hetimi të gjatë.

Vjedhja e çuditshme ndodhi në Katedralen e Kishës Kristiane në vitin 2012. Besohet se hajduti u fsheh brenda natës në katedrale para se të kryente vjedhjen.

Hajduti besohet të ketë përdorur hapëse për të çmontuar kutinë e hekurt që mbante zemrën e balsamosur të shenjtorit.

Duke folur në atë kohë, dekani i Kishës së Krishtit, Reverend Dermot Dunne tha se relika nuk kishte vlerë monetare por që ishte një “thesar i çmuar që lidh bazën tonë të tanishme me themeluesin e saj”. Relikja e rigjetur do të dorëzohet në Kishën e Irlandës

a.de.