Gjatë raportimit te protestes, demtohen gazetarët dhe kameramanët

8 Maji 2026
Gjatë protestës së 8-të të opozitës shqiptare në Tiranë, janë raportuar incidente të rënda ndaj ekipit të medias SYRI TV, ku kameramanë dhe gazetarë janë goditur me ujë me presion nga mjetet e Policisë së Shtetit gjatë mbulimit të zhvillimeve në terren.

Sipas pamjeve videonga vendngjarja, protesta ka nisur në mënyrë paqësore përgjatë Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ndërsa protestuesit po marshonin drejt Ministrisë së Brendshme, forcat e rendit kanë ndërhyrë me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Në pamje, shihet se edhe përfaqësues të medias, përfshirë ekipin e SYRI TV, janë prekur nga ndërhyrja, ku ndaj tyre është përdorur ujë me presion gjatë raportimit live nga terreni.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e papritur dhe e fortë, duke prekur edhe gazetarët që po kryenin detyrën e tyre profesionale për të dokumentuar protestën.
