korce-rama jepe dorheqjen

9 Korrik 2026

“Moto & Rock Festival në Korçë është kthyer në një shesh proteste, pasi të pranishmit kanë nisur të këndojnë “hitin” e 40-të ditëve protestë në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit  “Rama, jep dorëheqjen!”.

Gjatë aktivitetit, siç shihet edhe nga pamjet, disa prej të pranishmëve kanë përcjellë thirrjen kundër kryeministrit Edi Rama.

Thirrja vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej 40-të ditësh në Tiranë, me kërkesën e vetme dhe të panagociueshme, dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij.