22 Nentor 2022

Një kamion është përmbysur ditën e sotme në rrugën nacionale Memaliaj-Levan.

Era e fortë ka bërë që në fshatin Qesarat një kamion i tipit “Benz” të botohet. Kamioni për fat të mirë nuk ka përplasur mjete të tjera dhe nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, gjithashtu raportohet se nuk ka pasur ngarkesë.

Si pasojë e përmbysjes së kamionit është bllokuar qarkullimi i mjeteve. Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit gjithashtu duke mundësuar qarkullimin e mjeteve të tjera.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, është përmbysur dhe për pasojë ka bllokuar rrugën, automjeti kamion (pa ngarkesë), që drejtohej nga shtetasi I. M., banues në Serbi.

Nuk ka dëme në njerëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.