Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në Tiranë, Shqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.
Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.


Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.
Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.
Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.


Filmografia
1976 – Thirrja ( Regjisor: Femi Oshafi) Roli – Mara
1976 – Zonja nga qyteti (Regjisor: Pirro Milkani) Roli – Shpresa
1978 – Gjyshi partizan ( Regjisor: Jani Tane) Roli – Ermira
1979 – Dorina ( Regjisor: Agim Qirjaqi) Roli – Dorina
1979 – Mysafiri (Regjisor: Hysen Hakani) – Roli – Arta
1982 – Rruga e lirisë ( Regjisor: Esat Musliu) Roli – Dila
1993 – Këtu bën ftohtë ( Regjisor: Pluton Vasi) Roli – Nëna


1989- Kush eshte vrasesi
1999 – Valsi i ngrirë në Prishtinë ( Regjisor: Bashkim Hoxha) Roli-Gazetarja
2000 – Brezi (Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Motra
2002 – Dilema – (Regjisor: Tobias Ineichen/ Silvia Produktion AG, Zürich) Roli – Gruaja
2004 – Strähl ( Regjisor: Manuel Flurin Henry / Dschoint Ventschr AG, Zürich ) Roli – Nëna e Bekos
2008 – Ditë e natë ( Regjisor: Chris Niemeyer/Schweizer Fernesehen) Roli- Danijela Vrdoljak
Teater