Lagjja 45 n? Teatrin e Metropolit

'Lagjja 45' n? Teatrin e Metropolit
Komedia "Lagjja 45" do të vazhdojë të shfaqet, nga e enjtia datë 15 dhjetor deri të dielën datë 18 dhjetor, ora 20:00, në sallën "Çehov" të Teatrit të Metropolit. Komedia e zezë "Lagjja 45", ka tërhequr dy çmime në Festivalet Teatror në Farizaj dhe Preshevë. "Lagjja 45", një komedi me situata të improvizuara nga vetë aktorët nën regjinë e Genti Bejkos, ka fituar trofeun e regjisë më të mirë në Festivalin Teatror në Ferizaj dhe Çmimin special të jurisë në Preshevë. Pjesa është e mbështetur në një lagje që gjendet rëndomtë, karakteret janë ata që na rrethojnë në jetën e përditshme. Një komedi e bazuar në jetën e përditshme, në 24 orëshin e një qyteti. Nga një keqkuptim krijohet një thashethem i madh. Në komedinë e improvizuar, deri tek kostumet dhe skenografia nga aktorët, interpretojnë Erblin Bajko, Klodi Keco, Kristiana Dodaj, Gerti Ferra, Irgen Çela, Arjeta Dhima, etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama