Piktori Velaj ne TBU

Piktori Velaj ne TBU
“The Red In The Bedroom" titullohet ekspozita që piktori Fatmir Velaj ka hapur në ambientet e Tirana Business University. Ekspozita, e cila do të jetë e hapur deri në datën 30 nëntor, sjell krijimet më të fundit të piktorit, ku mbizotërojnë ngjyrat e ndezura, mes të cilave e kuqja e gjakut. Piktori vlonjat Fatmir Velaj jeton dhe punon në Austri që nga fillimi i viteve te 90’. Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe kolektive në Austri, Gjermani, Itali, Belgjike, Greqi, Egjipt, Rumani, Maqedoni, Shqipëri etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama