Kosova ne Qytetin e Nxenesve Votoni ndershmerine dhe pervojen

Kosova ne Qytetin e Nxenesve: Votoni ndershmerine dhe pervojen

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, ishte një ditë më parë në tregun e fruta perimeve në Qytetin e Nxënësve ku dëgjoi ankesat e tregtarëve për rënien e fuqisë blerëse dhe takoi gjithashtu qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë për shkak të varfërisë.

Kriza është evidente dhe Kosova i ftoi tregtarët dhe banorët e kësaj zone të bashkohen në projektin e tij për të krijuar vende pune, mirëqenie e zhvillim.

“Hajde të bëjmë diçka bashkë. A ke besim tek ndershmëria dhe përvoja? A ke besim? Ja tek i kam me vete dhe hajde”, i tha Kosova një qytetari.

“Unë kam tre çuna pa punë, fare, me zanat e me të tëra. Vetëm këtë, po na dhe këtë, me gjithë shpirt”, i drejtohet Kosovës një nënë.

Më tej ai dëgjoi nga afër të gjithë ankesat e banorëve.

“Më i rëndësishëm se poçi dhe se rruga, po ta them siç e mendoj unë, është ekonomia në shtëpinë tënde brenda, se ti po e pate asfaltin xixë fare, po pate shtylla e po pate lule në rrugë, po që s’ke asnjë në punë, po që je në kulmin e varfërisë, nuk e shijon as rrugën, as poçin, asgjë”, tha Kosova.

Ai shpjegoi qytetarëve për projektin e tij për qeverisjen e qytetit.

“Sot po shoh ku janë hallet e qytetit. Ideja ime është që t’i ndaj pjesë-pjesë, dhe të fillojmë me radhët zgjidhjen e tyre në çdo zonë. Unë kështu kam punuar gjithmonë”, shprehet Halim Kosova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama