Nje piktor spanjoll ne Galerine e Arteve Ekspozita Antoni Clave

Një piktor spanjoll në Galerinë e Arteve Ekspozita 'Antoni Clave'
Një Botë Arti. Veprat 1934 – 2002” do të qëndroje e hapur në Galerinë e Arteve në Tiranë deri në datën 15 dhjetor. Në ketë ekspozitë janë paraqitur 44 vepra të autorit në fjalë, të cilat janë seleksionuar nga koleksione private. Në të përfshihen kolazhe, postera kinematografikë, skenografi teatrale dhe piktura, por të gjitha shprehin krijimtarinë e gjerë të artistit. Vepra e Calves ka tiparet dalluese të një artisti thellësisht të shqetësuar me estetikën e paraqitjes.

 Me tiparet dhe hulumtimin e një krijuesi të vetmuar, ai i jep eksperiencës njerëzore një “provë” për format e shumta të simbolikës. Antoni Clave (1913 – 2005) është një nga artistët më të njohur spanjoll të shekullit të kaluar. Piktori nuk i përket ndonjë prej grupeve të veçanta të artit që u formuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20. Ai është një krijuesi të vetmuar, i cili në veprën e tij është përpjekur për të arritur kufijtë e shprehjes vizuale. Ekspozita është një projekt i përbashkët organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve, Korporata Shtetërore për Aksionin Kulturor Jashtë Spanjës (SEACEX), dhe Ambasada Spanjolle në Shqipëri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama