Muzika mesdhetare ne TOB

Muzika mesdhetare ne TOB
Në datën 9 dhjetor, ora 19:00, artistë italianë do të japin në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë një koncert me muzikë mesdhetare. Artistët italianë do t’i ofrojnë publikut kryeqytetas një repertor me muzikë dhe valle etnike dhe popullore të jugut të Italisë të shoqëruara nën tingujt e instrumenteve tradicional të riprodhuara nga instrumente modernë si saksofon bas, kitarë, bateri dhe fizarmonikë. Në koncert marrin pjesë këngëtarët dhe valltarët Francesca Cacciatore dhe Maurizio Palmieri. Luajnë muzikantët si kitaristët Fabrizio Grassi dhe Vincenzo Passaro, fizarmonicisti Mirko Lodedo, klarinetisti dhe saksonisti Ferdinando Filomeno etj. Ky aktivitet organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Qendra e Kulturës Popullore të Mesdheut.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama