Pse nuk rri per mengjes

'Pse nuk rri per mengjes'
Në kuadrin e Javës Teatrore të të Rinjve në datën 8 dhjetor, ora 19:00, në Sallën e Re të Teatrit Kombëtar në Tiranë do të shfaqet premiera e komedisë “Pse nuk rri për mëngjes” të Ray Cooney dhe Gene Stone, me regji të Rozina Kostanit. George Clarke, personazhi kryesor i kësaj komedie, është një nëpunës i nderuar civil, i cili jeton i lumtur vetëm në një apartament të mirë. Por kur në jetën e tij hyn Luiza Hamilaton, një vajzë e bukur dhe shtatzënë, jeta e rregullt e Georgit kthehet përmbys. Shumë shpejt ai do të bombardohet nga bebet dhe ish të dashurit e Luizës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama