Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik të vitit 2011 në datën 20 janar me një mbrëmje gala, e cila do të jetë një ndërthurje e bukur me pjesë operistike, balet dhe ritme muzikore. Solistë, trupa e baletit dhe orkestra e operës do të interpretojnë për artdashësit e kryeqytetit. Mbrëmja gala do të përmbajë pjesë nga veprat më të bukura që kanë qenë gjatë sezonit artistik të vitit që lamë pas, të cilat do të risillen edhe njëherë në skenën operistike nga emrat më të njohur të artistëve shqiptarë.