Nje piktor kosovar ne Muzeun Historik

Nje piktor kosovar ne Muzeun Historik
Piktori kosovar Nevruz Musa ka hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë një ekspozite vetjake të titulluar “Fonis Paradisi” (Burimi i parajsës), e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 dhjetor. Musa në tablotë e tij shpalos një lojë vizuale dhe gjuhësore. Qëndrimet e veta , marrëdhëniet me ambientin rrethues piktori i paraqet dhe i shndërron në përjetime sugjestive pamore. Elementi përcaktuese në punët e Musës nuk është vetëm ngjyra, drita apo lëvizja, por edhe karakteri unik i pikturës së tij. Raportet ngjyra-drite në punët e paraqitura në këtë ekspozitë përbejnë një vlerë të natyrshme të brendshme të stilit të tij. Nevruz Musa ka kryer Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe prej viti 2000 ushtron profesionin e tij si piktor i lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama