Ekzaltimet e Shoshit ne Zeta

'Ekzaltimet' e Shoshit në 'Zeta'
Një ekspozitë vetjake e piktores Albana Shoshi do të qëndrojë e hapur deri në datën 10 dhjetor në galerinë “Zeta” në Tiranë. Janë shtatë tablo me sekuenca të jetës familjare e shoqërore në socializëm të vendosura përballë të tashmes kaotike. Qëllimi i ekspozitës nuk është prezantimi me një reflektim për jetën në komunizëm, por raporti mes dy kohëve. Për dëshmitarë janë marrë fëmijët, ata janë më të çiltër, ata tregojnë më hapur si lumturinë dhe dhembjen.

Sipas specialistëve Albana Shoshi është një përfaqësuese e fotorealizmit në zhvillimet e pikturës realiste në Shqipëri. Ajo krijon pikturë si një realiste bashkëkohëse e shekullit të XXI dhe ka zgjedhur si të mesme të artë fiksimin e subjekteve që portretizojnë realisht natyrën e kohës që po jetojmë. Galeria “Zeta” ndodhet pranë Qendrës Tregtare “Hekla Center”, Rr. “Abdyl Frasheri”, përballë Librit Universitar. Galeria është e hapur çdo ditë nga ora 10:00 - 20:00. Cel.: 0682130180.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama