Teatri i Komedise shfaq Fqinjet

Teatri i Komedise shfaq 'Fqinjet'
Në datat 21 dhe 22 prill, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Komedisë, do të vazhdojë të shfaqet "Fqinjët" me autor Ruzhdi Pulahën dhe regjisor AlfredTrebickën. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Greqisë së veriut, në shtëpinë e një fermeri grek. Barba Kosta jeton me familjen e tij dhe kantinën e verës të cilën e ka edhe vinotekë edhe bibliotekë edhe historinë e familjes dhe jetës së tij.

Ka punësuar një familje të re shqiptare në biznesin e tij. Dashuria e nipit Marko me Borën, motrën e Beharit (Lefterit), përbën ngjarjen shkakore që nxit zhvillimin dramaturgjik. Konflikti bazë është kombësia e dy të dashuruarve. Anthulla, nëna e Markos nuk pranon kurrësesi që i biri të martohet me një shqiptare, por edhe Bardha (kunata e Borës), nuk është dakort me këtë martesë.

Konflikti bëhet shumë i fortë dhe në të njëjtën kohë krijon dhe situatë me shumë humor, por dy të rinjtë kanë një aleat shumë të fortë, Barba Kostën dhe Jaja Aspasinë e cila e do Bardhën si vajzën e saj. Me ardhjen e prindërve të Bardhës, Vasilit dhe Shegës, vepra merr një zhvillim të ri, krejt tjetër, por pa anashkaluar dashurinë e dy të rinjve e cila vendoset në një situatë vërtet të vështirë.

Rrëfimi i Vasilit është një kulminacion dramaturgjik që i jep zgjidhje marrëdhënieve të karaktereve në vepër. Aspasia gjen vëllanë e saj Vasilin pas më shumë se 50 vjetësh. Me finalen dramatike dhe emocionuese të bashkimit të motrës me vëllanë, kurorëzohet dhe dashuria e Markos me Borën.

Interpretojnë aktorët:

Mehdi Malka, Marjana Kondi, Violeta Trebicka, Gert Ferra, Elvi Shuku, Erdit Asllani, Aneta Malaj, Alfred Trebicka, Adelina Muça, Marsiaz Lila, Dasara Xhangolli.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama