Capture Albania ne Tirana Ekspress

'Capture Albania' ne Tirana Ekspress
Deri në datën 27 prill, në Tirana Ekspress, pranë Stacionit të Trenit, në fund të rrugës Karl Gega, do të qëndrojë e hapur ekspozita "Capture Albania", organizuar nga British Council. Capture Albania është një ekspozitë me 45 punë fotografike të përzgjedhura në më shumë se 100 fotografë të rinj. Materiali i përzgjedhur në konkursin e fotografisë Capture Albania është tregues i ngjarjeve të Shqipërisë së sotme. Me vetëdije ose jo, për nga subjekti, fotografitë janë ndarë në tre kategori: Peizazh natyror, peizazh urban dhe njerëz. Në thelb të këtyre fotografive janë shqetësime të sinqerta sociale në të cilat fotografët janë qartësisht të përfshirë dhe të cilat ata i sjellin jo detyrimisht si një kritikë.

Fakti që këto fotografi janë bërë kryesisht nga të rinj shqiptarë, i bën ato akoma më afirmuese dhe të rëndësishme pasi imazhet dëshmojnë një vigjilencë që nuk i dedikohet as foto-oportunizmit as nevojës për të ekspozuar clichés. Përkundrazi këto foto tregojnë një dëshirë për tu vetaktualizuar në mjedisin tonë. Ja pse kjo ekspozitë merr një vlerë të shtuar përbri faktit që ajo është frymëzuar dhe organizuar dhe me punën e fotodokumentuesit të famshëm britanik Z. Martin Parr.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama