Teatri Kombetar shfaq premieren Henri VI

Teatri Kombetar shfaq  premieren 'Henri VI'
Më datë 27, 28 dhe 29 prill, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premiera e pjesës së dytë të trilogjisë "Henri VI" të Shekspirit. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Ndriçim Xhepa në rolin e Kardinalit, figura e Xhek Kejdit rebel luhet nga Bujar Asqeriu, dukesha nga Yllka Mujo, Bakingami nga Ahmet Pasha. Kastit të aktorëve i shtohen edhe emra të tillë si Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli dhe Gjergj Mena. Kostumografia e dramës këtë herë i është besuar Anila Zajmit, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika Fatos Qerimajt, i cili do të interpretojë "live" në skenë dhe do të jetë personazh i veprës.

Në maj Teatri Kombëtar Shqiptar do të debutoje në "Globus Theater", në Londër, në Festivalin Botëror te Shekspirit, në kuadër të Lojërave Olimpike 2012, përkrah 37 trupave artistike nga 37 vende të botës, të cilat do të interpretojnë në gjuhët kombëtare të gjithë kolonën e veprave të dramaturgut të famshëm. "Henri VI" është cilësuar nga media botërore si "Trilogjia ballkanike" për kontekstin e veprës ndaj i është besuar nga "Globus Theater" 3 trupave ballkanike. Teatri Kombëtar i Beogradit, me regji të Nikita Mihajllovic, do të interpretojë në serbisht pjesën e parë, Teatri Kombëtar i Tiranës me regjisor Adonis Filipin interpreton pjesën e dytë, ndërsa Teatri Kombëtar i Manastirit me regjisor amerikan John Blondell, do të interpretojë në maqedonisht pjesën e tretë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama