Vazhdon muaji i grave kineaste ne AQSHF

Vazhdon muaji i  grave kineaste ne  AQSHF
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQFSH) muajin mars ia ka kushtuar veprave filmike te krijuara nga kineastet gra me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave. Çdo të mërkurë, ora 12:00, në sallën e kinemasë të këtij institucioni, do të projektohen vepra të një regjisoreje të caktuar. Në datën 16 mars do të shfaqen tre dokumentarë të kineastes Liri Brahimi. “E dashur nënë Afërdita”, “Monumenti i natyrës” dhe “Përse kështu” janë titujt e veprave të kësaj kineasteje realizuar respektivisht në 1989, 1974 dhe 1991.

Kieneastes Vitori Çeli i është rezervuar data 23 mars, kur do të projektohen dokumentarët “Prite, prite t 1983, “Vajzat e Skënderbenë” i viti metalurgjisë” prodhuar në vitin 1977, si dhe “Banorë të rinj buzë Jonit” realizuar në 1976.

Prodhimtaria kinematografike e Xhanfise Kekos dhe Adriana Elinit do të prezantohet në datën 30 mars me veprat “A, B, C...Zh” prodhuar në vitin 1971, dokumentari “Çdo vijë vizatimi” i realizuar në vitin 1984, si dhe një dokumentar tjetër kushtuar Kolë Idromenos, realizim i viti 1987.

Dokumentari “A..B...C..ZH” është i Xhanfise Kekos, ndërsa filmat “Çdo vijë një vizatim” dhe “Kolë Idromeno” janë vepra të Adriana Elinit në bashkëpunim me skenaristen Shpresa Vreto dhe montazhieren Dallandyshe Baboçi. Aktivitetet u çelen më 2 mars me tre filma dokumentarë të regjisores Marianthi Xhako (Qemo): “Qyteti i 1000 dritareve” (1959), një dokumentar me të cilën Xhako mbrojti diplomën në BS, si edhe “Reportazh nga Shishtaveci” (1967) dhe “Mjekja e fshatit” (1975). Ndërsa data 9 mars i ishte kushtuar regjisores Donika Muçi. Në këtë ditë u shfaqën dokumentarët “Shtjefën Gjeçovi”, prodhim i vitit 1985, “Qyteti kështjellë” realizuar në vitin 1990, si dhe dokumentari tjetër me titull “Mozaikët”, realizuar në 1980. Hyrja është e lirë. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ndodhet në Rr. "Aleksander Moisiu", 76/1.


Tel.: +355 4 364970, emai



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama