11 muze te Ballkanit ne Tirane

11 muze te  Ballkanit ne  Tirane
1 + 1: Jetë dhe Dashuri" titullohet një ekspozitë me punime artistike të të rinjve hapur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Është fondacioni suedez “Trashëgimi kulturore pa kufij” që ka bërë së bashku në këtë ekspozitë njëmbëdhjetë muze nga gjashtë vende të Ballkanit përmes internetit. Këto janë Muzeu Kombëtar i Beogradit, Novi Sadit, Sarajevës, Zenicës, Banja Lukës, Maqedonisë, Prishtinës, Gjakovës, Cetinjës, Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës dhe Muzeu Historik i Shkodrës.

Ideja për këtë ekspozitë me një tematikë të përbashkët ka lindur tre vjet më parë, kur punonjës të këtyre muzeve, duke u mbështetur në frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit, vendosën të punojnë së bashku. Kuratorë të kësaj ekspozite janë Sali Kadria, Enver Kushi, Fatmir Boshnjaku dhe Entela Kasemi. Sipas tyre kjo ekspozitë synon edukimin e të rinjve përmes veprimtarive ndërvepruese dhe performancave të ndryshme, ku secili të ketë mundësinë që të jetë pjesë e saj dhe së bashku të ndajmë momente të këndshme, duke e bërë muzeun një vend tërheqës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama