Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Edhe pse u bene 23 vjet nga renia e Murit famekeq te Berlinit (9 nentor 1989), ende sot, ne epoken e globalizimit ekzistojne me dhjetera mijera km çimento muresh qe ndajne shtete, territore, familje dhe popuj te tere. Mure per te mbrojtur dhe mure per te pushtuar, barrikada betoni dhe tela me gjemba, krijesa super-teknologjike dhe konstruksione me rere apo kanaçe, pengesa qe bien e te tjera ne ndertim e siper, me karakter racist, fetar, ekonomike apo politik. Ne te njejten kohe kaq te ngjashme dhe po kaq te ndryshme, muret moderne, ngritur per te mbrojtur kufijte, aneksuar territore, luftuar emigracionin ilegal dhe terrorizmin kane nje gje te perbashket: ndajne boten.

6 nga 7

Nje kryeqytet i ndare ne mes Jo te gjitha muret qe ndajne boten jane te medha dhe te ndertuara me super-teknologji; edhe nje barrikade e thjeshte e krijuar me kanaee, thase me rere, tela me gjemba apo tulla, mund te behet nje barriere e pakapercyeshmem e afte qe te mbaje nje ishull te tere te ndare per gati 40 vjet. Si rezultat i pushtimit turk te vitit 1974, Qiproja eshte e ndare ne dy pjese nga e ashtuquajtura evijen e gjelbere, nje zone e demilitarizuar e kontrolluar nga helmetat blu te Kombeve te Bashkuara, qe ndan Republiken e Qipros nga Republika Turke e Qipros, e cila ende eshte e zene nga ushtria turke. Te 180 kilometrat e murit qe e presin ne mes ishullin nga lindja ne perendim duke kaluar neper kryeqytetin Nikosia, ne fakt kontrollohen vetem nga qipriotet turq, pasi qipriotet greke nuk e njohin kete kufi, ashtu si dhe i tere komuniteti nderkombetar nuk e njeh Republiken Turke te Qipros, me perjashtim te qeverise se Ankarase. Dhe pikerisht ne Qipro eshte shpikur per here te pare termi elinje e gjelbere. Ishte viti 1964, kur gjenerali Peter Young, komandant i forcave britanike qe kishin fuqine ne ishull, me nje laps te gjelber hoqi nje vije ne harten e Nikosias per te ndare lagjet e veeanta greke nga ato turke, te cilat qe atehere ishin shesh i perleshjeve te medha. Termi evije e gjelbere qe nga ajo kohe perdoret per te percaktuar kufirin e perkohshem mes dy paleve ne konflikt.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama