Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Edhe pse u bene 23 vjet nga renia e Murit famekeq te Berlinit (9 nentor 1989), ende sot, ne epoken e globalizimit ekzistojne me dhjetera mijera km çimento muresh qe ndajne shtete, territore, familje dhe popuj te tere. Mure per te mbrojtur dhe mure per te pushtuar, barrikada betoni dhe tela me gjemba, krijesa super-teknologjike dhe konstruksione me rere apo kanaçe, pengesa qe bien e te tjera ne ndertim e siper, me karakter racist, fetar, ekonomike apo politik. Ne te njejten kohe kaq te ngjashme dhe po kaq te ndryshme, muret moderne, ngritur per te mbrojtur kufijte, aneksuar territore, luftuar emigracionin ilegal dhe terrorizmin kane nje gje te perbashket: ndajne boten.

3 nga 7

Muri i Adrianit Mes mureve qe kane shenuar historine e lashte mund te permendim Murin e Adrianit, nje fortifikim prej guri e ndertuar ne gjysmen e pare te shekullit te dyte pas eres sone nga Perandori Adrian, ne menyre qe te mbronte kufirin verior te Perandorise Romake ne Britani. I gjate 173 km, me lartesi 5 metra dhe gjeresi 3 m, fortifikimi shtrihej nga Wallsend-on-Tyne, ne Detin e Veriut, ne afersi te Newcastle, ne Bowness, ne Solway, ne detin irlandez, duke e ndare ishullin ne menyre efektive ne dy pjese. Duke u transformuar gjate shekujve nga nje mur i imponuar mbrojtes ne nje atraksion turistik, ‘Roman Wall’ (muri roman), ka mbijetuar deri ne ditet e sotme: nje pjese e mire e murit, sidomos pjesa qendrore e tij, eshte ne fakt ende sot e dukshme. Ne vitin 1987 ai eshte shpallur pjese e Trashegimise Boterore te UNESCO.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama