Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Edhe pse u bene 23 vjet nga renia e Murit famekeq te Berlinit (9 nentor 1989), ende sot, ne epoken e globalizimit ekzistojne me dhjetera mijera km çimento muresh qe ndajne shtete, territore, familje dhe popuj te tere. Mure per te mbrojtur dhe mure per te pushtuar, barrikada betoni dhe tela me gjemba, krijesa super-teknologjike dhe konstruksione me rere apo kanaçe, pengesa qe bien e te tjera ne ndertim e siper, me karakter racist, fetar, ekonomike apo politik. Ne te njejten kohe kaq te ngjashme dhe po kaq te ndryshme, muret moderne, ngritur per te mbrojtur kufijte, aneksuar territore, luftuar emigracionin ilegal dhe terrorizmin kane nje gje te perbashket: ndajne boten.

5 nga 7

Duke enderruar Kalifornine Nga njera ane San Diego i pasur, ne Kaliforni, nga ana tjeter qyteti i pluhurosur meksikan i Tijuana. Ne mes, nje barriere çeliku 3 metra e larte dhe 22 kilometra e gjate, e pajisur me sensore elektronike, kulla me radare, kamera me rreze infra te kuqe per shikim naten, ndriçim me intensitet te larte, dridhje qe zbulojne levizje, tela me gjemba, si dhe nje sistem i mbikeqyrjes se perhershme me automjete te blinduara dhe helikoptere. Ky ‘gardh’ sigurie mes SHBA-se dhe Meksikes, i quajtur nga amerikanet “muri meksikan” dhe nga meksikanet “muri i turpit”, e ka origjinen ne vitin 1994, kur disa qytete kufitare ne Kaliforni, Arizona, Teksas dhe New Mexico ndertuan barrieren per te frenuar imigracionin e paligjshem nga Amerika e Jugut. Sot, 3.140 km kufi mes Oqeanit Paqesor ne Kaliforni dhe Gjirit te Meksikes, ne Teksas, jane te mbrojtura nga ky gardh i sigurise qe shtrihet jo vetem ne zonat urbane me te rrezikuara, por edhe ne shkretetire, dhe madje edhe ne det.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama