Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Edhe pse u bene 23 vjet nga renia e Murit famekeq te Berlinit (9 nentor 1989), ende sot, ne epoken e globalizimit ekzistojne me dhjetera mijera km çimento muresh qe ndajne shtete, territore, familje dhe popuj te tere. Mure per te mbrojtur dhe mure per te pushtuar, barrikada betoni dhe tela me gjemba, krijesa super-teknologjike dhe konstruksione me rere apo kanaçe, pengesa qe bien e te tjera ne ndertim e siper, me karakter racist, fetar, ekonomike apo politik. Ne te njejten kohe kaq te ngjashme dhe po kaq te ndryshme, muret moderne, ngritur per te mbrojtur kufijte, aneksuar territore, luftuar emigracionin ilegal dhe terrorizmin kane nje gje te perbashket: ndajne boten.

2 nga 7

Muri i stermadh kinez Ndertimi i mureve per qellime mbrojtese daton qe nga kohet e lashta, kur per te mbrojtur popullin e tyre dhe territorin nga pushtuesit e mundshem, perandoret ngriten struktura te medha guri per te zmbrapsur ushtrite armike. Per nga madhesia, madheshtia dhe mosha, rekordin e mban pa dyshim Muri i Madh i Kines, nje strukture gjigante me tulla e ndertuar ne shekullin e trete para eres se re, nen mbreterimin e Chin Shih Huang-Ti, me qellim per te mbrojtur kufijte veriore te mbreterise nga fiset Mongole. Muri me i gjate ne bote kalon nga Gjiri i Liao Tung deri ne Tibet, duke vijezuar kufirin verior te Kines me nje lartesi qe varion nga 4,5-12 metra, ndersa gjeresia arrin 9,5 metra. Por, sa i gjate eshte ai? Deri disa vite me pare ishte menduar se ishte afersisht 6350 km, por matjet me te sakta te marra ne vitin 2009, duke perdorur teknologjite me te perparuara, e zhvendosen shifren ne 8.851,8, pra 2500 kilometra me teper se shifra e vleresuar me pare. Por ka me shume: matjet e reja te vitit 2012 vleresojne se ky ‘gjarper’ i madh prej guri eshte i gjate 21. 196,18 km.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama