Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Edhe pse u bene 23 vjet nga renia e Murit famekeq te Berlinit (9 nentor 1989), ende sot, ne epoken e globalizimit ekzistojne me dhjetera mijera km çimento muresh qe ndajne shtete, territore, familje dhe popuj te tere. Mure per te mbrojtur dhe mure per te pushtuar, barrikada betoni dhe tela me gjemba, krijesa super-teknologjike dhe konstruksione me rere apo kanaçe, pengesa qe bien e te tjera ne ndertim e siper, me karakter racist, fetar, ekonomike apo politik. Ne te njejten kohe kaq te ngjashme dhe po kaq te ndryshme, muret moderne, ngritur per te mbrojtur kufijte, aneksuar territore, luftuar emigracionin ilegal dhe terrorizmin kane nje gje te perbashket: ndajne boten.

1 nga 7

Renia e murit Me 9 nentor 1989 ra Muri i Berlinit: nje date qe hyri ne histori si shenja me spektakolare e mbylljes se nje epoke te errte dhe rifillimi i jetes ne Gjermanine e ndare me dysh. I konsideruar si simboli emblematik i ‘perdes se hekurt’, ky mur ishte ai qe pas Luftes se Ftohte ndau me dysh jo vetem Berlinin dhe Gjermanine, por edhe gjithe Europen ne dy zona; ate nen influencen sovjetike dhje ate nen influencen amerikane. Muri u ndertua brenda nje nate te vetme mes 12-13 gushtit 1961. Kufiri prej 155 km qe ndante me dysh qytetin, ishte i fortifikuar nga dy barriera paralele çimentoje, i rrethuar nga tela me gjemba te lidhur me tension te larte. Nga 100 000 mije gjermane te pjeses lindore qe jane perpjekur ta kalojne kete mur gjate 28 vjeteve te ndarjes, 136 prej tyre kane lene jeten ne kete tentative. Sot, ajo qe ka mbetur nga ky mur eshte kthyer ne simbol te viteve dramatike qe perjetoi populli gjerman dhe vizitohet nga mijera turiste.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama