30 Shtator 2022

Shkarkimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano, duket se ka surprizuar dhe vetë Ambasadën amerikane.

Një fakt të tillë e pohoi ambasadorja amerikane Yuri Kim, duke deklaruar se nuk e prisnin një gjë të tillë.

Në një intervistë për “Opinion”, Kim e ka cilësuar një bashkëpunëtor të mirë Nanon, duke e vlerësuar atë si për punën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Policisë.

Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Kim: Nuk e prisnim.

Nga OraNews