30 Maji 2023

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku përmes një postimi në ‘Twitter shkruan se Serbia po i paguan grupet kriminale serbe për të agravuar situatën.

Kearns teksa citonte shkrimin e New York që e lidh presidentin e Serbisë me krimin dhe korrupsionin, ka ngritur se situata e agravuar në veri ka ardhur si pasojë e kësa shtyse që po vjen nga Beogradi,duke armatosur bandat serbe.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiç, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar ajo.

Gazeta Panorama