30 Maji 2023

Kompania izraelite “Terror Alarm”, ka deklaruar përmes një postimi në Tëitter se  “Grupi terrorist Ëagner është nisur për në Kosovë.

Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.

“Grupi terrorist rus PMC Wagner në rrugën e tyre për në Kosovë , njoftuan kanalet Telegram Wagner”, shkroi në Twitter mbrëmjen e djeshme Terror Alarm.

Faqja izraelite është e njohur për paralajmërimet e sulmeve terroriste të kryera nga ISIS midis viteve 2014-2017 në kryeqytetet evropiane.

Reagimi i “Terror Alarm” erdhi pas tensioneve në Zveçan të Kosovës ditën e djeshme, ku huliganët serbë sulmuan trupat e KFOR-it duke lënë të plagosur 30 ushtarë të NATO-s.

Gazeta Sot