17 Prill 2024

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk priste që deputetë të Partisë së kryeministres së Italisë, Giorgia Melonit, të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Parlamentare.

Komentet Basha i bëri në një intervistë televizive, ku tha se vota kundër e Fratelli D’Italia ishte një surprizë, por shtoi se deputetë të partive të tjera italiane bënë gjënë e duhur, duke votuar pro Kosovës.

Ai tha se duhet të vijojë puna edhe në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në maj, që të “vuloset” anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Te surprizat e pakëndshme disa prej kolegëve të Fratelli D’Italia (partia e Melonit) kishin marrë një drejtim, por nuk prismin që ata të ishin aq aktiv dhe të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Falë bashkëpunimit të susksesshëm me faktorët e tjerë të Itanisë, që bashkuan votën për Kosovën në KiE.

Edhe Partia Popullore Europiane bëri punën e vetë. Kemi një parathënie të gjërave që na presin në Komitetin e Ministrave, që mendoj se aparati politik i Kosovës di ti lexojë mirë, për atë që e pret në vendimmarrjen finale atje. Përpjekja për t’i diskutuar të gjitha në të gjitha forumet, nuk është e frytshme”, tha Basha.

Gazeta Sot