17 Prill 2024

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një komunikim për mediat është shprehur se PD do të ripërsërisë shqetësimin për mohimin e të drejtave të opozitës në parlament.

Bardhi është shprehur se brenda dy javëve dy kërkesa të deputetëve të opozitës janë mohuar pa asnjë arsye ligjore.

Ai shton se është e papranueshme që kushtetuta të griset sepse deputetët e mazhorancës duan të jenë avokatë të Olsi Ramës, për të cilin shtoi se opozita ka një muaj që ka bërë një denoncim me fakte për përfshirjen e tij në laboratorin e drogës në Xibrakë, por ende nuk ka asnjë përgjigje.

BardhI: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të ripërsërisë shqetësimin për mohimin e të drejtave të opozitës në parlament.

Jeni dëshmitar, që brenda javëve dy kërkesa të deputetëve te opozitës, e para për interpelance me kryeministrin dhe e dyta për një mocion me debat në lidhje trafikun e lendeve narkotike, janë mohuar pa asnjë arsye ligjore, vetëm për arsye  penale të Ramës.

Mocioni me debat do te duhet e ishte nesër ne rendin e ditës. Kjo përsëritet sa here opozitë kap në flagrancë bashkëpunëtorët e Ramës.

E papranueshme të griset rregullorja sepse deputetet  e mazhorancës duan të jenë avokatë të Olsi Ramës.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga denoncim  me fakte nga opozita për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakë, nuk ka asnjë përgjigje.