Vatër e re zjarri në Krujë, dyshohet e qëllimshme! Flakët kërcënojnë depot me eksploziv

20 Gusht 2026
Një vatër e re zjarri është regjistruar sërish në zonën e Krastës në Krujë, këtë herë në pjesën veriore të saj.
Sipas informacioneve, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht dhe po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë që po fryn në zonë.
Situata është bërë më shqetësuese për shkak të pranisë së depove të eksplozivit në këtë zonë, të cilat përdoren për furnizimin e guroreve.
Për shkak të rrezikut, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në operacion për monitorimin dhe ndërhyrjen ndaj flakëve nga ajri.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie, me qëllim që zjarri të mos afrohet pranë depove të eksplozivit.
