Politika shqiptare shihet nga Uashingtoni si tërësisht e kapur nga rrjetet kriminale.
Ambasada amerikanë në Tiranë përshëndet emërimin e Eric Wendt si ambasador dhe konfirmon se diplomati do të mbështesë vizionin e Trump, çfarë përmban urdhri ekzekutiv i presidentit të SHBA që po lë “pa gjumë” politikanët në Shqipëri
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përmes një postimi, ambasada e ka uruar Wendt për detyrën e re, duke theksuar se në Tiranë ai do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane. “U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.
Nga Rama te Berisha e Meta, si po i vendos në ethe politika e re e SHBA-së zyrtarët në Shqipëri
Por kjo deklaratë e ambasadë së SHBA-së nuk është thjesht një diplomaci protokollare, por sinjali i parë i një orteku të ri politiko-ligjor nga Uashingtoni. Pas këtij reagimi qëndron direkt vizioni i prerë i Presidentit Donald Trump për sigurinë globale dhe goditjen e krimit të organizuar. Kjo frymë e re diplomatike parashikon zero tolerancë ndaj çdo lidhjeje mes pushtetit dhe rrjeteve kriminale, duke e futur të gjithë klasën politike në Tiranë në ethet e përgjegjësisë. Gjithçka bazohet në Urdhrin Ekzekutiv 14157, të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump disa muaj më parë, i cili e trajton trafikun e drogës si kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së. Ky akt historik i Trump i ktheu kartelet e drogës në organizata terroriste, duke i vendosur në të njëjtin nivel me ISIS apo Al-Qaeda. Sipas kësaj logjike, çdo mbrojtje apo patronazh politik ndaj këtyre rrjeteve konsiderohet direkt si sponsorizim i terrorizmit. Raportet ndërkombëtare kanë dokumentuar tashmë se Shqipëria është kthyer në një nyje tranziti për kokainën e karteleve meksikane dhe kolumbiane.
Arrestimet e shumta në Itali dhe Spanjë kanë përfshirë emra biznesmenësh shumë të afërt me pushtetin në Tiranë. Dosjet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë hapur hetime të bujshme për inceneratorët dhe pasuritë e sekuestruara. Figura të larta si ish-presidenti Ilir Meta, ish-ministri Ilir Beqaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj janë përmendur si pjesë e këtij sistemi patronazhi që kanë lejuar krimin dhe korrupsioni të lulëzojnë. Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ish-ministrja Olta Xhaçka janë nën hetim për abuzime me pronat e shtetit dhe korrupsion. Në këtë panoramë të errët, politika shqiptare shihet nga Uashingtoni si tërësisht e kapur nga rrjetet kriminale. Paralelizmi me senatorin meksikan Enrique Inzunza Cazárez është i qartë, pasi ai u arrestua dhe u trajtua si terrorist për lidhje me kartelet. Por shembulli më i frikshëm mbetet ai i Venezuelës me Nicolás Maduro, i akuzuar nga SHBA për përdorimin e shtetit si instrument të “Cartel de los Soles”. Ky është modeli i zi që ligji i kongresmenit amerikan sheh të përsëritur rrezikshëm në Shqipëri.
Pasojat që e presin vendin tonë janë fatale: izolim total diplomatik, ngrirje e të gjitha pasurive dhe ndjekje penale ndërkombëtare. Urdhri 14157 e kthen patronazhin e thjeshtë politik në një krim të rëndë global. Akuzat e Uashingtonit ndaj Ramës nuk janë më retorikë, por një dosje e hapur për ndëshkim ndërkombëtar. Shqipëria tashmë ka hyrë zyrtarisht si një nyje e rrezikshme në hartën e zezë të karteleve ndërkombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama rrezikon të përfundojë si ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u arrestua nga forcat speciale amerikane në Karakas dhe më pas u transportua në Shtetet e Bashkua të Amerikës, ku po gjykohet nga drejtësia amerikane për akuzat për narko-terrorizëm që administrata Trump përdori për të justifikuar kapjen e tij dhe sjelljen e tij në New York. Por sikur të mosmjaftonte urdhri i presidentit Trump, kryeministri Edi Rama dhe elita politike në Shqipëri që akuzohet se është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale është vënë sërish në shënjestër të goditjeve që vijnë nga Uashingtoni, janë vënë përballë rreziqeve të reja dhe tejet serioze që kërcënojnë pozitat e tij.
Disa ditë më parë kongresmeni republikan, Joe Wilson, ka depozituar një amendament “bombastik” në Kongresin Amerikan, i cili ka kaluar me urgjencë të jashtëzakonshme në Komisionet e Rregullores dhe Ligjeve. Ky dokument i rreptë dhe i paprecedentë detyron Departamentin e Shtetit dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të nisin një skanim të thellë të narkotrafikut në Shqipëri. Agjencitë më të fuqishme të inteligjencës në botë, përfshirë CIA-n, kanë marrë një afat të prerë prej vetëm 180 ditësh për të dorëzuar një raport të klasifikuar. Ky raport sekret do të vlerësojë me imtësi nëse qeveria shqiptare ka lehtësuar apo mundësuar aktivitetet e karteleve të drogës. Hapi i radhës pas komisioneve është shqyrtimi dhe votimi direkt në seancë plenare në Kongres. Sinjalet e fundit tregojnë se shefi i qeverisë shqiptare dhe politikanët kryesorë do të përballen me telashe të përmasave katastrofike. Madje situata bëhet drithëruese, pasi kryeministri Rama rrezikon sanksione ekstreme amerikane dhe mund të klasifikohet zyrtarisht si një “mbështetës i terrorizmit global”.
Gossip
“Krijuam familjen tonë”/ Këngëtari i njohur, Mateus Frroku bëhet baba për herë të parë
Këngëtari i njohur shqiptar, Mateus Frroku, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij….
Opinione




LEXO OPINIONE TE TJERA
SotNews
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
Kategorite
Select Category
Aktualitet
Bota
Botërori 2022
Breaking News
Dossier
Ekonomia
Gazeta
Gossip
Greqia
Guzhinë
Intervista
Kontakt
Kosova
Kryesore
Kultura
kuriozitet
Lajme
Lifestyle
Maqedoni e veriut
Njoftime
Njoftime 2
Opinion / Editorial
Politike
Rajoni
Shëndeti
Shkencë
Sociale
Sondazh
Sport
Tech
Video
Zgjedhje 2025

































