
Ushtria izraelite: – Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës
20 Gusht 2025
Ushtria izraelite ka hyrë në fazën e parë të planifikuar të ofensivës së saj në qytetin e Gazës, duke marrë tashmë nën kontroll zonat periferike të qytetit, bëri të ditur zëdhënësja e ushtrisë izraelite, gjeneral brigade Effie Defrin, gjatë një deklarate për mediat ditën e mërkurë.
“Forcat tona tashmë kontrollojnë periferi të Gaza City,” u shpreh Defrin, duke konfirmuar se operacioni ka hyrë në një fazë të re.
Sipas saj, Forcat e Armatosura të Izraelit kanë nisur me zbatimin e planeve për pushtimin e qytetit, një lëvizje që vjen pas përplasjes së vazhdueshme me militantët e Hamasit.
Paralelisht me avancimin ushtarak, Defrin bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të dërgohen rreth 60,000 fletë-udhëzime për popullsinë, ndërsa edhe 20,000 të tjera pritet të shpërndahen më vonë gjatë muajit. Këto fletë përmbajnë udhëzime për evakuimin e civilëve dhe për lëvizjen e tyre të sigurt.
Offensiva në Gaza City shihet si një nga operacionet më të ndërlikuara dhe të ndjeshme që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, me shqetësime të mëdha për pasojat humanitare që mund të sjellë për popullsinë civile.