7 Mars 2023

HAMIT ALIAJ u lind më 01.10.1954, ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega: Gjuhë-Letërsi shqipe me profesion Specialist i Gjuhes dhe Letërsise Shqipe, poet, publicist.
Për shumë vite ka punuar si mësues në Valbonë, Buçaj dhe në gjimnazin e qytetit. Ka qënë drejtor i QKF në BC; Këshilltar i Jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Tiranë; Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Librit, Tiranë si dhe specialist në Komitetin Shtetëror për Kultet, Tiranë.

Është autor i disa librave me poezi:
Bjeshkët janë mbiemri im, E ruaj një fjalë për ty, Lotin nuk ta fal, Mungon viti Një, Njëqind vjet e Martë, Ali Iber Nezaj (monografi), E hëna e përtej botës, N’Dardani bjen një tupan.

Studime shkencore-letrare
1979: Epika legjendare shqiptare
2009: Tri shenjtëri të mëdha

Skenarist i disa filmash dokumentare. Janë nga i njejti autor edhe shumë dokumentare të tjerë, të cilët gjenden në Arkivin e TVSH-së. Autor i mbi 200 shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve. Keto shkrime janë te botuara në periodikun e kohës. Autor i mbi 200 këngëve. Autor i të gjitha këngëve të Ansamblit Dardania në Festivalin e Gjirokastres 1988 dhe në atë të Beratit 1995.

Fitues i disa çmimeve të para në konkurset kombëtare e ndërkombëtare.

Mirenjohje e tituj:
1983: Medalja “Naim Frashëri” nga Kuvendi Popullor,
1988: “Urdhëri i punës i klasit të 3-të” nga Kuvendi Popullor,
2002: “Krenaria e Qytetit” , B.Curri,
2008: “Nder i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar”
2012: “Mirënjohje” nga Komuna Margegaj, Tropojë
2014: ”Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
2019: “Qytetar Nderi” nga Bashkia Tropojë.