Nga: Jaho Brahaj. _

Ne inventarin e bariut shqiptar perfshiheshin objekte te ndryshme, qe ai merrte me vete ne kulloten e bagetive larg nder male. Bota shpirterore dhe mjeshteria e barijve shqiptar kane lene shume objekte, qe ai punonte me duart e tija.

?

Ne inventarin e perhershem Ishte Krraba, Guna e gjate per mbrojtjen nga shiu dhe i ftohti. Kupaci i gjizes, qe sherbente edhe per mjeljen e qumshtit per te shoqeruar buken, Bicaku (brisku me bri bagetije), Canta e ushqimit dhe instrumenti muzikor , po  prodhim i duarve te tija, fyell ose Cylja dyjare. Ketu po publikojme enen e perhershme te perfshire ne inventarin e bariut shqiptar, Paguren e ujit. Pagurja per tu punuar kerkonte mjeshteri.

?

?

Kjo ne foto duhet te jete e barinjeve te Shqiperise se Veriut. Jugu i Shqiperise zakonisht i kishte paguret me figura (kryesisht portrete).

Te mahnitshme nga mjeshteria e gdhendjes me maje brisku (bicaku) jane furkat e tjerrjes se fillit te leshte. Ne kete pagure uji qe ruhet ne nje kolekson privat shikojme do kombinuara figura lulesh te harmonizuara me lidhjen  e forms se degeve te hardhise dhe ne qender motivi I diellit. Po ti krahasojme me furkat  e shumta, qe ruhen, dallohet e njejta teknike dhe motive gdhendje. Ky objekt shpalos boten shpirterore dhe mjeshterine e larte te gdhndjes se drurit, tradte ne mijravjecare te populli yne.