Nga: Frederik Stamati.

Tavani i familjes Rruli, ne Berat. U ble ne vitin 1974 dhe mbas nje restauriumi te ngutshem u dergua ne Paris ne ekspoziten “Arti shqiptar ne shekuj”. Mbasi u kthye qendroi i montuar per nje kohe te gjate ne “Ekspoziten e kultures popullore” ne Tirane. Mbas vitit 1991 i a vune syrin disa private.

Perfundimisht u vendos te montohej ne “Pavionin e etnografise” ne Muzeun Historik Kombetar. Puna u krye fale mbeshtetjes financiare nga UNDP. Punuam ne grup per disa muaj rresht. Shtepia nga u mor tavani ka te shkruar mbi dere vitin 1873. Kjo do te ishte data me e mundeshme e vjetersise se tij. Por, jo. Eshte me i vjeter. Gjate restaurimit u konstatua se tavani ishte i riperdorur. Dimensionet e tij ishin zvogeluar me sharrim dhe montuar qartazi me vone.

Dimensionet e tij te tanishme jane 4 metra e 40 cm, me kater metra e njezet centimetra. Ishte lyer me lloj lloj bojrash, trembedhjete. Lyerja eshte bere ne baze te nje tradite te re qe u fut ne Berat nga fundi shek XIX nen ndikimin turk. Gjetem bojen fillestare dhe i hoqem te gjitha mbiveniet.  Gjithashtu u konstatua se pjeset nga te cilat eshte kompozuar ishin te parapergatitura, disa nga gdhendes te zakonshem, ndersa pjesa qendrore dhe trekendeshat anesore, nga mjeshter te vertete. Trekendeshat kane qene te demtuar qe ne montimin e pare dhe tre prej tyre jane sajuar duke i plotesuar me thyerje te reja. U desh shume pune per ta resaturuar, madje nje pune teper e veshtire.

Tashme eshte montuar dhe gjithsekush do te kete mundesi ta kundroje kur te hapet pavioni perkates.