Superkëshilltarët e energjetikës, Benet Beci u jepte rrogë nga 1900 deri në 2100 euro në muaj

26 Dhjetor 2021

Tre institucionet që menaxhojnë furnizimin me energji elektrike në Shqipëri shpenzojnë rreth 500 mijë euro për rreth 22 këshilltarë. Rrogën më të lartë për ta e ka siguruar Benet Beci me 2200 euro në muaj, dhe në institucionin që dukur drejtohej prej tij dy këshilldhënës janë të huaj. Megjithatë në këtë strukturë vihet re se nuk ka rrogë më të ulët se 100 mijë lekë në muaj

Pagat e muajve janar dhe prill kanë nxjerrë zbuluar super rrogat e batalionit të këshilltarëve që kanë ministrat, bashkitë apo institucionet e tjera të varësisë. Madje kur gjithnjë e më shumë po kërkohet rritja e çmimeve të energjisë, institucionet e ngarkuar për menaxhimin dhe furnizimin  me drita një pjesë të konsiderueshme të fondeve e kalojnë pikërisht për këshilltarë. Janë mbi 40 mijë euro në muaj, ose rreth 500 mijë euro në vit që tre institucione shpenzojnë vetëm për këtë kategori

Edhe këtu bëhet fjalë për ata që konsiderohen staf i afërt me drejtuesit, duke përjashtuar zyra të shtypit, përgjegjës sektori, marrëdhënie me publikun apo këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë.

Çmimet varfërojnë tryezën, familjarët më të kursyer me shpenzimet për fundivit

Papunësi në fshatrat e Sarandës, përtej sezonit turistike, sigurimi një vendi pune kthehet në sfidë

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka koston më të lartë për një këshilltar, ku rezultojnë gjashtë të tillë. Shuma mujore për ta shkon në 12 mijë e 200 euro. Pagat e vendosura për çdo njërin prej tyre në periudhën kur kompaninë e drejtonte Benet Becci shkojnë nga 1900 euro  deri në 2100 euro në muaj. Dy prej këshilltarëve janë të huaj dhe pikërisht Bassam Abulibdeh dhe Calvvin Tiessen. Ky i fundit shfaqet bashkëpunëtor në kompaninë e drejtuar nga Fitore Beci

Ndërkaq operatori i sistemit të transmetimit paguante në Janar 14 mijë euro në muaj . Janë 10 persona që marrin rrogën, ndër të cilët 5 paguhen nga 180 mijë lekë të reja në muaj deri në 290 mijë lekë. Pesë të tjerët paguhen nga 120 mijë deri në 150 mijë lekë. Pagë që është dy fish deri në 9 fish më e lartë se rroga e 400 mijë të punësuarve të tjerë.

Lista vazhdon me Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në të paguhen 8 këshilltarë, por çuditërisht edhe një person me titullin gazetar. Kosto për ta shkon në 12 mijë euro dhe rroga shkon nga 900 euro deri në 1500 euro në muaj.

Tabela mbyllet me ere me vetëm një këshilltare dhe me fond 220 mijë lekë në muaj.

Nga OraNews