Shpëton shtëpia e Vangjush Mios, ishte dëmtuar nga tërmeti Banesa-muze u hap për Krishtlindje

Nga Iris Rezhda

Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2021, 12:06

Shtëpia Muze e Vangjush Mios në Korçë u rihap në mbrëmjen e Krishtlindjes për publikun pasi iu nënshtrua një rikonstruksioni për dëmtimet që kishte marrë nga tërmeti.

Pas dëmtimeve që kishte marrë nga tërmeti, rihapi dyert për publikun në ditën e krishtlindjes.

Vajza e piktorit Rozeta Mio, ndjehet e emocionuar pasi restaurimi e shpëtoi muzeun.

“Jam shumë e lumtur se është transformuar shtëpia, sepse ishte e dëmtuar nga tërmeti. Ishte edhe si mos më keq.”

Banesa karakteristike i takon viteve 1980.

Ajo mbart vlera arkitekturore dhe etnografike  në zemër të qytetit juglindor.

“Është zgjedhur kjo ditë për t’i shtuar një vlerë qytetit të Korçës. Kjo banesë ka vlere etnografike.”

“Duhet kod i ri elektoral” Celibashi: Jo arnim të vjetrit para zgjedhjeve, të rishikohet edhe “non grata”

Për të festuar rihapjen e muzeut, u çel një ekspozitë.

Për herë të parë u prezantuan edhe disa nudo që mbajnë firmën e Vangjush Mios por ishin të ndaluara gjatë komunizmit.

Vangjush Mio ishte pjesë e artistëve realistë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX.

Ai cilësohet si një nga mjeshtrat më të mirë të peisazhit.