3 Nentor 2023

Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin. Siç shihet nga pamjet, një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përfshirë autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë aks raportohet se disa pika të saj dhe rruga dytësore janë përmbytur. Duke marrë shkas nga situata e vështirë, është bllokuar qarkullimi në autostradën

Tiranë-Durrës.

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Stuhi shiu në Tiranë, Lana

Kryeqyteti prej orësh po përballet me reshje të mëdha shiu, duke bërë kështu paralizimin e shumë akseve. Pamjet që shihni vijnë nga zona afër Pallatit me Shigjeta, ku shihet se një pjesë e aksit është përmbysur.

Ndërkohë, Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë. Tirana prej gati një ore është përfshirë nga reshje intensive.

Policia e Tiranës njofton se: Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Stuhi shiu në Tiranë, Lana

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.