Studimi i ri: Leonardo da Vinci nuk e pikturoi “Betejën Anghiari” në Sallonin e Pesëqindëve

Leonardo da Vinci nuk e pikturoi kurrë “Betejën Anghiari” në muret e Sallonit të Pesëqindëve 500 në Pallatin e Vjetër. Është kjo ajo që konfirmon studimi më i fundit multidisiplinar mbi pikturën e famshme nga gjeniu. Kjo risi u bë e ditur gjatë një konference me titull “Studime të reja mbi Betejën Anghiari nga Leonardo da Vinci në Sallën e Madhe të Pallatit të Vjetër”, organizuar sot në auditorin e Muzeut Uffizi në Firence.

“Studimet e reja bënë të mundur ridrejtimin e kërkimit, shpjegoi Francesca Fiorani, profesoreshë e historisë së artit modern në Universitetin e Virxhinias, sipas së cilës “Leonardo kurrë nuk e pikturoi betejën në atë mur”, bazuar kjo në në një rilexim të të dhënave të njohura dhe në të dhënat e reja të studimit.

Sipas asaj që është pretenduar deri më tani, Leonardo nuk do ta kishte përfunduar Betejën e tij, pasi kishte filluar ta pikturonte atë në Sallonin e Pesëqindëve. Vepra më pas, do të mbulohej nga afresku i Giorgio Vasari, i cili tregon “Betejën e Scannagallo-s”.