“Qeveria mban sekrete”, Spartak Ngjela del me deklaratën e fortë: Juve nuk dini asnjë gjë!

26 NËNTOR 2020

Avokat Spartak Ngjela e cilësoi mbrëmjen e djeshme situatën e pandemisë si një luftë dhe sipas tij në një luftë tregu është i pakapshëm.

Jo vetëm kaq, por Ngjela hodhi dyshimet e forta se qeveria po mban shumë sekrete nga kjo luftë.

“Kjo konceptohet si luftë, nuk duhet të preket tregu. Nuk kemi të dhëna se të godasësh tregun për shëndetin mund të fundosen të dyja. Nuk e dimë se sa paguan qeveria dhe ku e ka prioritetin tek shëndeti apo tregu. E dini ju që nuk funksionon Banka e Shqipërisë? Juve nuk dini asgjë. Qeveria mban sekrete, mbase jam mbase s’jam i informuar por i qëndroj gjykimit tim. Duke mos kufizuar tregun do të na rritet vdekja, apo duke përmirësuar tregun do të rritet vdekja”, tha Ngjela.

Gazeta Sot