Vila e Agasit

14 Nëntor 2026

…Për të hyrë në të, sipas përshkrimit të bërë në emision, vizitorët duhet t’i nënshtrohen kontrolleve nga Garda.

“Ora News” siguron pamje ekskluzive nga vila që i atribuohet Ergys Agasit, e ndodhur në një zonë ku gjenden disa prej vilave qeveritare.

Në emisionin “Black Box”, janë transmetuar pamjet ekluzive, ku bëhet fjalë për një ndërtim të realizuar nga e para, në një territor që, sipas deklarimeve të bëra në emision, është tokë shtetërore.

Pamjet tregojnë një vilë të rrethuar nga zona pyjore, brenda një kampi ku qëndrojnë edhe zyrtarë të qeverisë. Gjatë prezantimit të pamjeve u ngritën pikëpyetje mbi mënyrën se si është ndërtuar një objekt privat në këtë territor dhe nëse një ndërtim i tillë është në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Një tjetër element i veçantë është siguria e zonës. Për të hyrë në të, sipas përshkrimit të bërë në emision, vizitorët duhet t’i nënshtrohen kontrolleve nga Garda.

Pamjet u prezantuan për t’u komentuar nga të ftuarit në studio, ndërsa në fokus mbeten rrethanat e ndërtimit të vilës, statusi i pronësisë së truallit dhe mënyra se si është mundësuar ky ndërtim në një zonë të tillë.