13 Dhjetor 2023

Qeveria shqiptare ka përdorur strategji të shumëanshme shpërblimesh dhe ndëshkimesh për të ndikuar mbulimin mediatik ne vend.

Ne kete konkluzion ka dale nje studim i Rrjetit Ballkanik te Gazetarisë Investigative BIRN Albania dhe Regjistrit Global të Medias, ku theksohet se disa media të njohura ne shqiperi marrin subvencione për prodhim programesh televizive dhe koncesione në fusha të tjera të rregulluara nga shteti, ndersa media të tjera janë përballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa të tjera ndëshkuese.

“Sipas studimit, 98.34% e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje politike ose që kanë marrë subvencione të drejtpërdrejta ose të tërthora nga shteti. Qeveria shqiptare ka përdorur strategji të shumëanshme shpërblimesh dhe ndëshkimesh për të ndikuar mbulimin mediatik, duke iu përmbajtur parimit të “karrotës dhe shkopit”.

Ndërsa disa media të njohura marrin subvencione për prodhim programesh televizive dhe koncesione në fusha të tjera të rregulluara nga shteti, media të tjera janë përballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa të tjera ndëshkuese.

Subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetëm në media, por shtrihen edhe në bizneset jomediatike të pronarëve, duke ndërthurur më tej interesat ekonomike me vendimet editoriale”, thuhet ne studimin e BIRN.

Sipas studimit, subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetëm në media, por shtrihen edhe në bizneset jomediatike të pronarëve, duke ndërthurur më tej interesat ekonomike me vendimet editoriale.

Në një lëvizje për të konsoliduar kontrollin, në shtator 2021 qeveria krijoi Agjencinë për Media dhe Informim, duke centralizuar mbikëqyrjen e të gjitha zyrave qeveritare të shtypit. Agjencia është krahasuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me një ‘ministri propagande’.

Ndikimi i Partisë Socialiste në pushtet shtrihet përtej mediave tradicionale në platformat e mediave sociale, ku kryeministri ka kanalin e tij multimedial në Facebook, të quajtur ERTV, i cili shpeshherë është e vetmja media që lejohet të transmetojë nga eventet e qeverisë.

Sipas studimit, në këtë sfond të zymtë mediatik, edhe ata pak gazetarë dhe media që i shmangen ndikimit politik duke raportuar në mënyrë të pavarur, përballen shpesh me sulme nënçmuese dhe fushata denigruese nga zyrtarët më të lartë në vend nga qeveria, por edhe nga opozita.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias marrin një rol qendror në procesin e zgjerimit të BE-së,” tha Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Tiranë në fjalën e tij gjatë prezantimit të studimit, ndërsa theksoi se të gjithë vendet që aspirojnë të bëhen anëtare duhet të tregojnë angazhim për të respektuar lirinë e shprehjes. Shqipëria përballet me një betejë të vështirë për ruajtjen e integritetit gazetaresk përballë një ndërthurjeje komplekse interesash.

Monitori i Pronësisë së Medias publikohet për herë të dytë në Shqipëri dhe vjen në formën e një databaze në internet me një set indikatorësh për pluralizmin e medias, të cilat sipas nivelit të rrezikut vlerësohen me risk të lartë, mesatar dhe të ulët. Ky studimi u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Gazeta Panorama