12 Dhjetor 2023

SPAK nuk ka pse ja specifikon parlamentit se çfarë mase do të vendosë.

Gazetari Mentor Kikia tha në emisionin Now se kërkesa me dy alternativa, arrest shtëpie ose arrest me burg e SPAK drejtuar parlamentit është bërë për faktin se nuk u bë sipas ligjit herën e parë.

“Unë mendoj se ka një arsye tjetër, kjo kërkesa me dy alternativa masa sigurie është shtrënguar të jepet pasi nuk e bëri këtë herën e parë.

Fakti që SPAK i drejtohet parlamentit me një masë të specifikuar, në një farë mënyre e kthen parlamentin në gjykatë, kur ndërkohë i drejtohet vetëm për të marrë lejen e procedimit penal; masa është autoritet vetën i gjykatës dhe nuk ka pse ja specifikon parlamentit se çfarë mase do të vendosë. Këtë radhë e ka bërë pasi është konsumuar e para, nëse sot i kërkohej parlamentit thjesht leje për procedimin penal për deputetin Berisha, mund të mbetej në fuqi edhe masa detyrim paraqitjeje”, tha Kikia.