Butrinti

4 Qershor 2026

Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama

Zhupa theksoi se është e pafalshme që Shqipëria vazhdon dhe betonizohet dhe se qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Gjithashtu theksoi se ka kërkuar Interpelancë me ministrin e Mjedisit gjë e cila është mohuar.

“Kam kërkuar një interpelancë urgjente me ministrin e Mjedisit për zonat e Mbrojtura Të vijë dhe t’u japë llogari shqiptarëve, përse nuk është futur në rendin e ditës Interpelanca urgjente. U mësuat ju që betonizonit çfarë të donit, bëtë Gjirin e Manastirit, dhe të Butrintin me koncension nuk pyetët dhe sot doni t’i hyni Nartës me kokë dhe nuk pyesni. Por harruat që shqiptarët luftojnë për Shqipërinë dhe sot janë çuar për një betejë që unë e kam nisur që me Butrinitn dhe PD e ka çuar në Gjykatë.

Sot ua kërkon bashkimi Evropian ta mbroni. Janë protestues shqiptarë, jo grekë, apo rusë apo agjentë, janë shqiptarë që u dhimbset, Turizmi i qëndrueshëm është me mjedis të qëndrueshëm. Nuk ka turizëm të qëndrueshëm me beton. Ju doni t’i tregoni shqiptarëve histori me beton, vila. Sot duhet të trembeni  nga ata shqiptarë që protestojnë përtej çdo partie. S’mund të na thoni që po bëni studim mjedisor me Buldozier”, tha ajo.